Është hedhur shorti i FA Cup për raundin e gjysmëfinaleve.
Manchester United eliminoi Liverpoolin në shtesa me rezultatin 4-3, në një ndeshje dramatike në çerekfinale.
Në anën tjetër, Chelsea mposhti Leicester me rezultatin 4-2, ndërsa edhe “në Stamford Bridge” pati një dramë të vërtetë. Manchester City mposhti Newcastle United me rezultatin 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale.
Wolves u befasua nga Coventry, pasi pësoi humbjen me shifrat 3-2 në shtëpi.
Para pak çastesh u hodh shorti për gjysmëfinalet e FA Cup, aty ku Manchester United ka qenë me fat.
“Djajtë e Kuq” do të përballen me Coventry, duke shpresuar që të kalojnë lehtësisht në finale të turneut.
Në anën tjetër, derbi i gjysmëfinales do të jetë mes Manchester City dhe Chelsea, me “qytetarët” që janë favorit në letër për të fituar këtë përballje, por edhe gjithë garën./ h.ll/abcnews.al