Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën e 1/32-ave. Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria ishin skuadrat që u kualifikuan nga raundi paraeliminator.
Pas hedhjes së shortit nga Departamenti i Garave në FSHF u mësuan edhe çiftet e këtij turi, me ndeshjet që do të luhen të gjitha më datën 18 tetor 2023. Ndërkohë, çiftet e kupës janë si më poshtë:
Bylis – Murlani (C1)
Kastrioti – Shkumbini (C2)
Skënderbeu – KF Delvina (C3)
Dinamo City – Iliria (C4)
Flamurtari – AF Luftëtari (C5)
Tomori – Shënkolli (C6)
Korabi – Devolli (C7)
Apolonia – Naftëtari (C8)
Luz i Vogël 2008 – Butrinti (C9)
Besa – Sopoti (C10)
Lushnja – Labëria (C11)
Burreli – Valbona (C12)
Oriku – Pogradeci (C13)
Turbina – Veleçiku (C14)
Besëlidhja – AF Elbasani (C15)
Tërbuni – Vora (C16)
Ekipet që do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave përcaktohen në vetëm një takim. Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.
Në fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në sezonin 2022-2023 si dhe 14 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2022-2023, 12 ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2022-2023, si dhe katër ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator (Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria).
Çiftet e fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë janë të përcaktuara sipas skemës së mëposhtme:
C1 vs C16
C2 vs C15
C3 vs C14
C4 vs C13
C5 vs C12
C6 vs C11
C7 vs C10
C8 vs C9
Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza 1/8 të Kupës së Shqipërisë. /FSHF