Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, betejë “zjarri” për Barcelonën

schedule13:56 - 5 Shkurt, 2021

schedule 13:56 - 5 Shkurt, 2021

Pak minuta më parë është hedhur shorti i fazës finale të Kupës së Mbretit në Spanjë. Barcelona, Sevilla, Levante dhe Athletic Bilbao kanë njohur kështu rrugën e tyre drejt lavdisë, ku tashmë gjithçka është më e qartë.

Katalanasit e Ronald Koeman që konsiderohen si favoritët për ta fituar trofeun kanë peshkuar Sevillan, ndërsa fituesit e Superkupës, Athletic Bilbao, do të luajë kundër Levantes.

 

Në fazën gjysmëfinale fillon sistemi vajtje-ardhje dhe jo me një ndeshje si në fazat e kaluara. Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 10 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 3 mars. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!