Hidhet shorti i Kupës së Botës për klube, një shqiptar tërheq goglat

schedule18:06 - 29 Nëntor, 2021

schedule 18:06 - 29 Nëntor, 2021

FIFA World Cup 2021 ka mësuar sot rrugëtimin e saj, pasi në selinë e FIFA në Zyrih u hodh shorti për këtë kompeticion që zhvillohet nga data 3 shkurt më 12 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Klube do të jetë ajo mes Al Jazira Club, që përfaqëson organizatorët, me Auckland City (Zelandë e Re), që ka fituar Champions League në Oqeani. Ky është duel i raundit të parë.

Në raundin e dytë ka dy takime. Njëri është ai mes Al Ahly (fitues i CAF Champions League) dhe CF Monterrey (fitues i Concaf Champions League). Fituesi në gjysmëfinale gjen skuadrën e Palmeiras, që fitoi së fundmi Copa Libertadores.

Al Hilal (fitues i AFC Champions League) përballet me fituesin e çiftit Al Jazzira-Auckland City. Nga ky duel i turit të dytë del kundërshtari i Chelsea, që ka fituar UEFA Champions League.

Goglat në shortin e hedhur sot i tërhoqi edhe një shqiptar, Blerim Xhemaili që ka luajtur në Serie A, Angli, Turqi dhe së fundmi është pjesë e Zurich në Zvicër. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!