Hidhet shorti, goglat zgjedhin anëtarët e KED, Sokol Binaj kryetari i ri

schedule11:21 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 11:21 - 3 Dhjetor, 2021

Në Presidencë është hedhur shorti për zgjedhjet e anëtarëve të rinj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për vitin 2022. Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur përfaqësueset e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërkohë, anëtari zëvendës i Kushtetueses në KED është zgjedhur Altin Binaj. Sakol Binaj është zgjedhur anëtar i përhershëm i KED-së. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED. Sandër Simoni është zgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme:

Anila Leka, anëtare e KED

Thoma Jano, anëtar zëvendësues në KED

Përfaqësuesit e Gjykatave të Apelit: 

Edlira Petri, anëtare

Enton Dhimitri, anëtar

Ridvan Hado, anëtar zëvendësues

Përfaqësuesit e Zyrave të Prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit:

Arta Marku, anëtare

Entjen Kapo, anëtar

Genti Xholi, anëtar zëvendësues

Përfaqësuesit nga Gjykatat Administrative:

Klodiana Mema (Veizi), anëtare

Erarbër Madhi, anëtar zëvendësues

Në fund të dhjetorit i përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve aktualë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka në përbërje 9 anëtarë. Sakaq, mandati i anëtarëve të rinj nis nga 1 janari dhe përfundon më 31 dhjetor 2022.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!