Hidhet nga kati i tretë i “Traumës”/ Humb jetën 47-vjeçari, me probleme të shëndetit mendor

schedule09:41 - 25 Shkurt, 2024

schedule 09:41 - 25 Shkurt, 2024

Një 47-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit të traumës në kryeqytet dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5;30 të mëngjesit të së dielës.

47 vjecari Marsel Hysa nga Tepelena vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar edhe më parë vetëvrasjen. Sipas tyre 47 vjecari refuzonte të mjekohej.

Ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës mesditën e së shtunës pasi ishte vetplagosur me thikë. 47-vjeçari kishte tentuar të printe damarët.

Pas trajtimit ai po mbahej nën mbikqyrjen mjekëve në një dhome ku qendronte me të motrën.

Infermieret e spitalit sipas burimeve kanë tentuar ta shpëtojnë, por 47-vjeçari u ka ikur nga duart./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!