Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 45-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur si astrolog.
45 vjeçari është hedhur nga tarraca, duke rënë mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend. Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar, njihej edhe si astrolog.
Ai ishte i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet./abcnews.al


