Hidhet edhe firma, Reali kthen pas sulmuesin 60 milionësh

schedule09:37 - 13 Janar, 2021

schedule 09:37 - 13 Janar, 2021

 Luka Jovic rikthehet aty ku shkëlqeu, në Bundesliga me fanellën e Eintracht Frankfurt. Serbi, i cili u ble nga Real Madrid për 60 milion euro, nuk mundi të tregonte dot vlerat në La Liga dhe tani duhet të rigjejë ritmin.

Jovic i kërkoi së fundmi trajnerit Zinedine Zidane që të largohej dhe francezi dha “OK”-in, ndërkohë që mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt u gjet menjëherë marrëveshja për huazimin e serbit deri në fund të sezonit.

Marrëveshja është nënshkruar, sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, ndërkohë që Reali do të paguajë një pjesë të pagës së Jovic. Madrilenët kursejnë një pjesë dhe shpresojnë që sulmuesi të paraqitet mirë dhe të rivlerësohet në treg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!