Mund të quhet skandaloze por edhe e tmerrshme pamja në vendin e quajtur “Qafë Dushk” pjesë e rrugës nacionale Klos-Bulqizë në fshatin Klos katund.
Rreth 20 qen të ngordhur janë hedhur pak metra larg rrugës nacionale ku kalojnë me qindra qytetarë dhe automjete në ditë. Kafshët e ngordhura janë qen ku mes tyre ka edhe këlysh.
https://youtu.be/8bjnLFNfaYw
Nuk dihet se sa ditë kanë aty, por që në zonë është përhapur një aromë e tmerrshme. Banorët e zonës shprehen se nuk e kanë parë atë që i ka hedhur qentë e ngordhur, por që janë kthyer në burim infeksioni, sidomos për fëmijët e vegjël që luajnë aty pranë. Banorët kërkojnë që të merren masa të menjëhershme dhe të largohen kafshët e ngordhura nga aty.
“I hedhin qentë këtej nga ne. Gjynah që i kanë hedhur. Turp. Na mbyti era. Nuk i kemi parë kush i ka hedhur. Po t’i kisha parë kush i ka hedhur dija unë si jua bëja.
Gjynah. Nuk duhet të ishin vrarë, duhet të merren masa. Vijnë fëmijët dhe i kapin mund të sëmuren” tha një banor. Ende nuk dihet nëse qentë janë vrarë qëllimisht dhe janë hedhur aty, apo është shfaqur ndonjë sëmundje që ka shkaktuar ngordhjen e tyre./ Abcnews.al