Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hezitimi i Juves, agjenti: Chiellini do rinovimin, por martesat bëhen me dy persona

schedule19:59 - 21 Korrik, 2021

schedule 19:59 - 21 Korrik, 2021

Kontrata e Giorgio Chiellinit me Juventusin ka përfunduar tashmë dhe deri në momentin e firmës, mund të themi se e ardhmja e tij është në dyshim.

Përkundër lajmeve se Juve dëshiron të rinovojë me të, agjenti i mbrojtësit, Davide Lippi, në një intervistë për mediet italiane, lë të kuptojmë se klubi po heziton për zgjatjen e kontratës, përkundër dëshirës së kapitenit.

“Chiellini dëshiron të qëndrojë te Juventusi, por që të ndodhë një martesë, duhen dy vetë. Giorgio është shumë, shumë i qetë. Nuk ka asgjë të re.

Tërheqja? Të mendosh tani Chiellinin jashtë fushës do të ishte absurde, kështu që jam i sigurt se ai do vazhdojë të luajë”, tha ai. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!