Hezbollahu njofton kalimin në një fazë të re dhe në përshkallëzim të luftës kundër Izraelit

schedule23:52 - 17 Tetor, 2024

schedule 23:52 - 17 Tetor, 2024

Grupi militant libanez Hezbollah, ka njoftuar një “kalim në një fazë të re dhe në përshkallëzim në konfrontimin me Izraelin”.

Në një deklaratë, grupi tha se humbjet ushtarake të Izraelit arrijnë në 55 të vdekur dhe më shumë se 500 ushtarë dhe oficerë të plagosur që kur Izraeli dërgoi forcat tokësore më 1 tetor, shkruan Sky News.

Lufta e Izraelit me Hezbollahun në Liban po ndodh paralelisht me luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

Ajo e përshkallëzoi fushatën e saj javët e fundit pas shkëmbimeve thuajse ditore ndërkufitare të zjarrit menjëherë pas fillimit të konfliktit në Gaza./abcnews.al