Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vrasjen e komandantit të lartë ushtarak Fuad Shukr. Konfirmimi vjen më shumë se 24 orë pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë në periferinë jugore të kryeqytetit libanez ku ai ndodhej.
Grupi njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i tyre Hassan Nasrallah, do të mbante një fjalim me rastin e funeralit të komandantit Shukr, të enjten.
Trupi i komandantit të Hezbollahut u gjet në rrënojat e një ndërtese në periferinë jugore të Bejrutit, të mërkurën.
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kishte vrarë Shukrin, të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë që la të vdekur mbi 10 persona, kryesisht fëmijë në Lartësitë e Golanit që kontrollohen nga Izraeli.