Naim Kassem, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, më pas thotë se rezultati më i mirë i mundshëm në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme është që Izraeli të ndalojë së sulmuari Libanin dhe Gazën.
“Unë po u them izraelitëve, zgjidhja është të ndaloni të qëlloni,” deklaroi Kassem, shkruan Sky News.
Deri atëherë, paralajmëron ai, më shumë se dy milionë izraelitë në veri do të jenë nën kërcënim të vazhdueshëm.
“Zgjidhja është një armëpushim… pas një armëpushimi, kolonët izraelitë mund të kthehen në veri,” theksoi Kassem./abcnews.al