Hezbollah: Izraeli do të mbajë përgjegjësi për viktimat civile

schedule15:13 - 15 Shkurt, 2024

schedule 15:13 - 15 Shkurt, 2024

Izraeli do të mbajë përgjegjësi pasi goditi Libanin jugor, duke vrarë 11 civilë, 9 prej të cilëve fëmijë, paralajmëroi sot zyrtari i lartë i Hezbollahut dhe ligjvënësi Hassan Fadlallah.

“Armiku do të paguajë çmimin për këto krime,” tha Fadlallah.

Ditën e djeshme disa anëtarë të organizatës libaneze u vranë gjithashtu. Izraeli njoftoi ditën e djeshme se iu përgjigj një sulmi me raketa ndërkufitare nga Libani që vrau një nga ushtarët e tij dhe plagosi tetë të tjerë në qytetin Safed, që ndodhet rreth 15 kilometra nga kufiri libanez.

Hezbollahu nuk mori përgjegjësinë për sulmin.

Siç tha Fadlallah, Hezbollahu ka një “të drejtë legjitime për të mbrojtur qytetarët e saj dhe nuk do të hezitojë të bëjë atë që është e nevojshme për t’i mbrojtur ata”, ndërsa këmbëngul se Izraeli duhet të ndalojë luftën në Gaza.

Kryeministri libanez Najib Mikati i kërkoi gjithashtu ministrit të Jashtëm Abdullah Bou Habib që të paraqesë një note protestë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sulmet e djeshme.

Ushtria izraelite njoftoi sot se avionët luftarakë izraelitë goditën dhjetëra objektiva të Hezbollahut në rajonin Wadi Saluki të Libanit jugor dhe infrastrukturën e organizatës në rajonin Labuneh, ndërsa gjatë natës një strukturë ushtarake të organizatës në Taibeh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!