Një agjent i FBI-së në Shtetet e Bashkuara, i cili ka hetuar çështje të ndjeshme si email-et e Hillary Clinton dhe ndërhyrjen ruse në zgjedhje, është shkarkuar nga detyra, duke u bërë oficeri i tretë i Byrosë që largohet gjatë presidencës Trump.
Një agjent i FBI-së që u kritikua ashpër nga ligjvënësit republikanë për dërgimin e mesazheve që diskretitonin figurën e Donald Trump gjatë fushatës elektorale është shkarkuar nga detyra. Agjenti Peter Sterzok është i treti oficer i rangut të lartë që shkarkohet nga Byroja Federale e Hetimeve gjatë presidencës Trump, pas ish-drejtorit James Comey dhe zëvendësit të tij Andreë McCabe. Avokati i agjentit Sterzok, që vitin e kaluar ishte përjashtuar nga hetimet mbi ndërhyrjen ruse, ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e klientit të tij u mor nga nëndrejtori i FBI-së, David Bowdich, në kundërshtim me ligjet. Mediat amerikane, të cilat raportojnë lajmin, nuk saktësojnë se çfarë ka thënë Sterzok në dëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vetë Trump ka reaguar në Tëitter pas lajmit duke thënë: “Agjenti Peter Sterzok u shkarkua nga FBI-ja. Më në fund! Lista e lojtarëve të këqinj në Byro dhe Departamentin e Drejtësisë sa vjen e bëhet më e gjatë”, ka thënë Trump. Sterzok luajti një rol kyç në hetimin e çështjes së email-eve të Hillary Clinton dhe ishte pjesë e rekomandimit të FBI-së se ndaj ish-sekretares së Shtetit nuk mund të ngrihej asnjë akuzë penale. Më vonë ai ndoqi hetimet mbi ndërhyrjen ruse dhe përfshirja e tij në dy hetimet u vlerësua nga republikanët si provë e një fushate kundër Trump. /abcnews.al