Hetimi për krimet e luftës, sot mblidhet Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut

schedule08:28 - 27 Shkurt, 2023

schedule 08:28 - 27 Shkurt, 2023

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut do të mblidhet sot për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe për të zgjeruar hetimin e saj për krimet e luftës në konflikt.

Disa ditë pasi asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork votoi me shumicë dërrmuese për të kërkuar tërheqjen e menjëhershme të Rusisë nga Ukraina.

“Ne po kërkojmë që kjo mbledhje të tregojë, siç tregoi asambleja e përgjithshme e OKB-së, se bota qëndron krah për krah me Ukrainën, “tha ambasadori britanik Simon Manley.

Takimi do të jetë i pari i kryesuar nga shefi i ri i OKB-së për të drejtat Volker Turk.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, do t’i drejtohet gjithashtu këshillit ditën e parë, ndërsa rreth 150 ministra dhe krerë shtetesh dhe qeverish do të flasin, virtualisht ose personalisht.

Mes tyre do të jenë edhe diplomatët më të lartë të SHBA-së, Kinës, Ukrainës dhe Iranit.

Moska do të dërgojë zëvendësministrin e jashtëm Sergej Ryabkov për t’iu drejtuar personalisht këshillit të enjten.

Një rezolutë kryesore do të jetë zgjerimi i një hetimi të nivelit të lartë për krimet e kryera në Ukrainë që nga pushtimi i plotë i Rusisë.

I ashtuquajturi Komisioni Hetimor, i cili tashmë ka përcaktuar se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë, do të paraqesë një raport gjithëpërfshirës në këshill në fund të marsit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!