Hetimi për 25 prillin, Alibeaj paralajmëron kallëzim në SPAK: Asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje

schedule17:52 - 10 Nëntor, 2021

schedule 17:52 - 10 Nëntor, 2021

Mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, ka nisur me akuza nga kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj, i cili ka theksuar se asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje për dokumentet që kërkon opozita.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, 4 kërkesa drejtuar OSHE, KESH, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje. ”, tha Alibeaj.

Ndërkohë PS është përgjigjur se është punë voluminoze dhe jo e qëllimshme mos kthimi i përgjigjes.

Sipas Alibeaj e vetmja përgjigje që është kthyer janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e armatosur të PD-së.

Kryetari i këtij komisioni ka theksuar se do të ribëjë kërkesat edhe një herë dhe ka paralajmëruar kallëzim penal.

“Fakt se mos respektimit të urdhërimit të këtij komisioni për të hetuar. Jam i detyruar sigurisht të ribëj një njoftim për secilin institucion. Bashkë me të për ti paralajmëruar kallëzim penal për shpërdorim detyrë për secilin prej drejtuesve të secilit prej këtyre institucioneve. Nga i pari tek i fundit. Kjo është rrugë ligjore. Që do rivendosur në vend autoritetin.” Tha Alibeaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!