Prokurori i mbyll gojën Trump/ I kërkon gjykatës të vendosë kufizime për ish presidentin

schedule11:57 - 16 Shtator, 2023

schedule 11:57 - 16 Shtator, 2023

Prokurori i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë  Jack Smith i ka kërkuar një gjykatesi  në Washington qe të vendos kufizime mbi ish-presidentin Donald Trump.

E gjitha kjo lidhet me komentet qe Trump po bën mbi akuzat që rëndojne mbi të sa i përket komplotit dhe tentativave për të përmbysur rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Jack Smith i kerkoi gjyqtares Tanya Chutkan që të marrë këtë vendim për të ndaluar ish presidentin që të komentojë mbi procesin gjyqësor, pasi sipas tij deklaatat e Trump mund të nxisin trazira apo edhe kërcenime ndaj jurisë që do të gjykojë këtë çështje.

Synimi kryesor është mbrojtja e identitetit të dëshmitarëve të ndryshëm. Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social mbi këtë kërkesë duke thënë se po bën një fushatë kundër tij.

Trump vijoi statusin e tij duke shkruar se ata tani  po përpiqen ti heqin edhe të drejtën e fjalës.

Nese gjykata miraton kërkesën që Trump  të mos komentojë më publikisht procesin e tij gjyqësor e gjithë kjo të sillte një kufizim të vendosur në të drejtën që siguron amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane për lirinë e fjalës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!