Hetimi, mbërrijnë në banesën e deputetit Tahiri një grup kontrolli

schedule20:02 - 26 Tetor, 2017

schedule 20:02 - 26 Tetor, 2017

4 oficierë të policisë gjyqësore kontrolluan apartamentin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kontrolli vjen një ditë pasi Parlamenti votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit, dhe pro heqjes së imunitetit.
Ishte ora 14 e 10 minuta kur katër oficerë të Policisë Gjyqësore iu drejtuan për kontroll banesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi për të kotrolluar apartamentin e Deputetit Tahiri te zona e “Kodrës së Diellit” u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa autorizimi u dha në seancën parlamentare të së mërkurës me 75 votat pro të mazhorancës.
2 orë iu deshën oficëreve të policisë gjyqësore pas marrjes së vendimit nga gjyqtarja Liljana Baku për të mbërritur në banesën e Saimir Tahit.
Vetë ish-ministri nuk ishte i pranishëm në shtëpi, por mbërriti aty 5 minuta më vonë duke shmanguar interesimit të medias.
Pas dy orë kontroll të imtësishëm, oficerët e krimeve të rënda dolën nga banesa e Tahirit me dy valixhet e ekspertizës.
Burime kofidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije për ABC Neës se në apartamentin e ish-ministrit të Brendshëm janë gjetur disa sende me vlerë, por nuk përcaktohen se çfarë.
Vetë ish-ministri i Brendshëm e ka ndjekur nga ballkoni kontrollin e banesës nga katër oficerët e policisë gjyqësore?
I heshtur për kontrollin në banesë qëndroi edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhi.
Tahiri do hetohet në gjendje të lirë për akuzat trafik narkotikësh e kryer në bashkëpunimin në formën e grupit të stukturuar kriminal dhe korrupsionit pasivi i të zgjedhurve vendor.

https://www.youtube.com/watch?v=5iXS75v7GjU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!