Një velierë me flamur slloven u gjet e braktisur në zonën e Patokut. Brenda mjetit nuk u gjet asnjë person dhe asnjë dokument.
Gazetari Gjergji Figuri, raportoi se është konfirmuar se destinacioni i nisjes ka qenë Greqia dhe ai i mbërritjes në Malin e Zi.
Policia dhe Prokuroria kanë dyshime të forta që veliera e gjetur e braktisur në afërsi të Patokut, mund të përdorej për transportim të lëndëve narkotike.
Dyshimet janë se në momentin që është afruar policia, 2 anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur duke u larguar me një gomone.
Kanë qenë këto arsyet për të cilat veliera është mbajtur nën kontroll 24 orë, por nuk është kthyer askush për ta marrë.
/abcnews.al/