Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për largimin nga Shtëpia e Bardhë, Trump: Demokratet nuk kanë asgjë në dorë kundër meje

schedule13:08 - 23 Nëntor, 2019

schedule 13:08 - 23 Nëntor, 2019

Hetimet për largimin nga Shtëpia e Bardhë,Trump: Demokratet nuk kane asgje ne dore kunder meje.

Donald Trump sulmon sërish demokratët dhe hetimet për largimin e tij nga Shtëpia e Bardhë që po zhvillohen  në dhomën e përfaqësuesve. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh për televizionin Foks se demokratët e kanë shumë të vështirë pasi nuk kanë asgjë në dorë kundër tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë madje kërkoi një proces të mirëfilltë.

Ai u shpreh se deputeti demokrat Adam Shif, i cili drejton hetimet, është një i korruptuar dhe i çmendur. Presidenti amerikan cilësoi si të çmendur dhe kryetaren e kongresit, demokraten Nensi Pelozi.

Ndërkohë drejtuesit e shërbimit amerikan të inteligjencës kanë informuar senatorët se Rusia ka aktivizuar një operacion një vjecar për të fajësuar Ukrainën për ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës. Një tezë që mbështetet dhe nga Tramp e republikanët, për ta mbrojtur atë nga përpjekjet e demokratëve për ta shkarkuar. Lajmi raportohet nga Nju Jork Tajms që citon tre drejtues amerikanë në gjendje anonimati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!