Hetimet ndaj Berishës dhe Metës, juristi: Janë keqbërës të mëdhenj me kostum politik

schedule18:45 - 4 Tetor, 2023

schedule 18:45 - 4 Tetor, 2023

Juristi Romeo Kara thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë keqbërës të mëdhenj politik, duke iu referuar dërgesës së letërporosive nga SPAK në SHBA, për të dy politikanët.

Në një intervistë për ABC News, Kara u shpreh se kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ka nevojë për të dërguar letërporosi, pasi provat dhe faktet për Berishën e Metën janë këtu, por duhet më tepër interes për të hetuar.

“Për mua ata janë keqbërës të mëdhenj, me kostum politik, asgjë më tepër. Politikan i madh është ai që i hap perspektivë vendit dhe i siguron një të ardhme sa më të lumtur, më dinjitoze për vendin e tij. Ata janë keqbërës të mëdhenj, njerëz të vegjël dhe politikanë akoma më të vegjël, në peceptimin tim. Unë e shoh Dumanin si personin më pozitiv brenda kësaj strukture dhe kam një lloj entuziazmi për zgjedhjen e tij. Mendoj se duhet t’i vazhdojë këto komunikime me shtypin.

Mendoj që nuk ka nevojë, ai mund të ketë nevojë për raste të caktuara për letërporosi, por nuk ka nevojë, se i kemi këtu të gjitha faktet dhe bëmat e korrupsionit, por të ketë pak interes më tepër dhe t’i nisin gjërat kryesisht, nuk ka nevojë për kallëzues”, theksoi ai./abcnews.al