Hetimet mbi “sherrin” Ibrahimovic-Lukaku, milanisti rrezikon dënim të ashpër

schedule16:36 - 2 Shkurt, 2021

schedule 16:36 - 2 Shkurt, 2021

Vazhdojnë polemikat në Itali për sherrin e ndodhur mes Zlatan Ibrahimovic e Romelu Lukakut. Ditën e djeshme Federata Italiane e Futbollit hapi zyrtarisht një hetim për atë episod, ku në pyetje do të merret dhe gjyqtari i takimit, Paolo Valeri.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, ai që mund ta pësojë më shumë është suedezi i Milanit. 39-vjeçari ka shkelur nenin 28 të drejtësisë sportive të FIGC, që ka të bëjë me sjellje josportive apo sjellje diskriminuese.

Mësohet se dënimi për Zlatanin mund të jetë 10 ndeshje pezullim në Kupën e Italisë ose një pezullim më i gjatë në kohë. Ende nuk ka asgjë konkrete, por hetimet vazhdojnë. Zyrtarisht, Lukaku e Ibrahimovic janë dënuar me nga një ndeshje në Kupën e Italisë për momentin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!