Avokati Romeo Kara thotë se ka prova të reja për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me lobimin e LSI në SHBA.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se prova vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm.
“Sot jemi njohur me një zhvillim të ri, që përforcon narrativën me të cilën është ngritur aktakuza. Ka ardhur një provë që vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm. Një pjesë e parave është paguar nga LSI dhe një pjesë nga biznesmeni Shatku. Kjo provë ka ardhur në fillim të muajit tetor. Gjykata do vendosë nëse është e vlefshme apo jo. Duke sulmuar, kjo tregon frikë. Ai e sheh që tani fundin e tij dhe i jep një narracion politik çështjen. Kemi një organ drejtësie, akuze dhe gjykimi, të cilat po veprojnë, po zbatojnë ligjin”, theksoi ai./abcnews.al

