Hetim për aksidentin ajror të Air India/ Pistat e hetimeve mbi motorët, flapset dhe pajisjen e uljes

schedule21:28 - 13 Qershor, 2025

schedule 21:28 - 13 Qershor, 2025

Autoritetet indiane dhe kompania ajrore Air India kanë nisur një hetim të thelluar mbi shkaqet e mundshme të përplasjes së fundit të një avioni të kompanisë, ku po shqyrtohen disa aspekte teknike të avionit. Burime për agjencinë Reuters bëjnë me dije se vëmendja është përqendruar te performanca e motorëve, sistemi i flapseve dhe funksionimi i pajisjes së uljes.

Sipas të njëjtit burim, hetuesit po analizojnë nëse ka pasur: probleme me motorët, mosfunksionim të flapseve, të cilat janë thelbësore për ngritjen dhe uljen e sigurt të avionit, si dhe arsyet pse pajisja e uljes ka mbetur e hapur, gjë që mund të ketë ndikuar në aerodinamikën e avionit.

Ndërkohë, goditja nga ndonjë shpend nuk është ndër pistat kryesore të hetimit.

Qeveria indiane po shqyrton gjithashtu nëse ka patur neglizhencë nga ana e Air India-s, veçanërisht në aspektin e mirëmbajtjes teknike të avionit. Hetimi pritet të përfshijë të gjitha protokollet operative dhe kontrollet e mëparshme të kryera mbi avionin e përfshirë në incident. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!