Hesht shqiptari që vrau ish-bankierin italian, avokati: Lëreni, se është i traumatizuar

schedule14:40 - 20 Korrik, 2021

schedule 14:40 - 20 Korrik, 2021

Shqiptari Paulin Mecaj 31-vjeç së bashku me bashkëpunëtorin e tij italian Andrea Capone kanë dalë para gjykatës pas vrasjes dy ditë më parë të ish-bankierit Giovanni Caramuscio 69-vjeç, i cili ishte duke bërë një tërheqje në ATM. Dy të akuzuarit kanë heshtur duke mos thënë asnjë fjalë, ndërsa avokati i shqiptarit është shprehur se Mecaj është i traumatizuar.

Marrja në pyetje nuk u zhvillua” tha avokati Luigi Rella. “Ai nuk është në gjendje dhe është shumë i traumatizuar dhe hutuar. Ai sigurisht që po përjeton një tragjedi dhe duke marrë parasysh seriozitetin e fakteve, mendova se ishte e përshtatshme në këtë moment që të bëja që klienti im të ushtrojë të drejtën të mos përgjigjet ndërsa pret të shikojë të gjitha provat” tha ai.

Në momentin e vrasjes, ish-bankieri ishte në shoqërinë e gruas së tij, teksa po ktheheshin nga një darkë me miqtë e tyre. Anna Quarta, gruaja e Giovanni Caramuscio rrëfeu për mediat italiane momentet e tmerrit, si ia vranë burrin përpara syve të saj.

Unë e pashë Giovannin duke u shembur për tokë, vrapova drejt tij, u përpoqa ta ndihmoja të ngrihej. Por ai kishte vdekur. Nuk mund ta besoj” i tha gruaja, “Corriere della Sera”-s.

Gruaja rrëfeu se i kishte kërkuar burrit që tërheqjen ta bënte të nesërmen. “Ndalojmë për një moment, do të bëj një tërheqje” tregoi Anna Quarta bisedën e fundit me burrin.

E bëjmë nesër, hajde” iu përgjigj ajo, por ish-bankieri vazhdoi drejt bankomatit. 69-vjeçari u qëllua pesë herë, tre plumba e kapën në gjoks duke i marrë jetën në vend./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!