Heronjtë e kontinentit, ekipi i Japonisë pritet nga qindra tifozë pas kthimit në shtëpi

schedule10:40 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 10:40 - 9 Dhjetor, 2022

Aeroporti i Naritës është kthyer në një vend feste.

Lojtarët e Japonisë, pas një rrugëtimi të suksesshëm në Kupën e Botës, janë mirëpritur në shtëpi si heronj.

Sapo kanë zbarkuar në vendin e tyre, lojtarët e Japonisë janë gjendur mes një turme të madhe tifozësh vendas të cilët në sytë e tyre kishte një krenari dhe lumturi. Ata janë duartrokitur dhe janë bërë nderime para se të takonin kryeministrin Fumio Kishida.

Ata u eliminuan nga Kroacia me anë të penalltive, por arritja në atë fazë të Kupës së Botës ishte nje moment historik./ h.ll/abcnews.al