Një vajzë 5-vjeçare arrit të shpëtonte jetën e nënës së saj. E vogla Zainab Kasim lajmëroi ambulancën, duke shpjeguar me qetësi se çfarë kishte ndodhur.
Ngjarja ka ndodhur qershorin e kaluar. Pesë vjeçarja Zainab Kasim u kthye në shtëpi pas shkollës në shtëpinë e saj në Londrën lindore dhe gjeti nënën e saj, Samina, të shtrirë pa ndjenja në dysheme.
Pasi u përpoq ta ringjallte, pa sukses, gjeti telefonin e nënës së saj dhe lajmëroi ambulancën. Në telefon dëgjohet operatori duke e pyetur 5-vjeçaren: “A po merr frymë nëna jote?” dhe vajza përgjigjet “jo”.
Operatori më pas i kërkoi vajzës adresën, të cilën Zainab ia dha, duke iu përgjigjur me saktësi çdo pyetjeje që i bëhej në lidhje me përshkrimin e zonës.
“U tremba kur pashë mamin të humbiste ndjenjat”, tha Zainab e vogël. Mjekët që mbërritën në shtëpi thanë se nënës i ra të fikët si pasojë e dhimbjes nga migrena.
“Jam krenare për të. Ajo më ndihmoi duke qenë e qetë. Më bëri përshtypje që e dinte përmendsh adresën tonë. Zejneb e dinte që në rast të një incidenti duhet të thërriste një ambulancë”, tha nëna e 5-vjeçares.
/abcnews.al