Sulmuesi i Watford, Troy Deeney, në një intervistë të fundit për “The Times”, ka treguar historinë e jetës së tij. Anglezi kujton veten e tij para disa kohësh, ku nuk ishte i qartë me të ardhmen e tij. Ai tregon se këtu ku është sot është falë psikologut të tij, i cili i dha motivimin e duhur për të vazhduar përpara.
“Personi që unë isha disa vite më parë do të me quante mua një idiot. Ose dhe më keq se kaq. Çfarë dreqin do që të bëhesh? Por, ishte psikologu im ai që më tha diçka që më ndryshoi jetën. “Që të bëhesh një person i ri, duhet të vdesë personi i vjetër që ke qenë”, ishin fjalët e tij që më shtynë përpara”, tregon sulmuesi anglez.
31-vjeçari është në sezonin e tij të dhjetë te ekipi i Watford. Në këtë sezon ai numëron 1432 minuta lojë në Premier League, ku e ka gjetur dhe gjashtë herë rrugën e rrjetës. Deeney dhe ekipi i tij ndalën furinë e Liverpoolit javën e kaluar, duke i shkaktuar të besuarve të Klopp humbjen e parë në Premier League në këtë sezon. /abcnews.al

