“Heroi i plagosur”, Mirlind Daku shkëlqen i dëmtuar në kampionatin rus

schedule16:36 - 22 Gusht, 2024

schedule 16:36 - 22 Gusht, 2024

Në pamje të parë gjithçka duket shkëlqyeshëm.

E vërteta është ndryshe për Mirlind Dakun, sepse sulmuesi i kombëtares ka probleme fizike në Rusi dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij, Rashid Rahimov, thotë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk mund të përgatitet si lojtarët e tjerë, dhe se ka dhimbje përpara ndeshjeve.

Ai komentoi gjendjen e Dakut, në një intervistë pas ndeshjes së kampionatit që Rubin Kazan e fitoi 2-1 në fushën e skuadrës Akron nga qyteti Toliati.

“Do të isha i lumtur që t’i jepja pushim. Ai ka një program të veçantë të përgatitjes fizike. Tani kemi në ekip një fizioterapist shumë të mirë që po e ndihmon, por duhet ta kuptoni se Mirlindi nuk stërvitet bashkë me ekipin, nuk bën përgatitjen dhe ushtrimet taktike si të tjerët. Luan duke shfrytëzuar thjesht cilësitë e tij individuale. I duhet të bëjë një përgatitje veç nga të tjerët, por ne kuptohemi shumë mirë sesi duhet të përgatitet për ndeshjen, bën injeksion dhe luan”,- u shpreh tekniku.

Duket se Daku është aktivizuar para kohe te Rubin Kazan, ndonëse ishte vonë me përgatitjen pas Kampionatit Evropian. Shpresa është që të mos i ndodhi si Myrto Uzunit, dhe të jetë i gatshëm për kombëtaren në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!