Albers Keko është bërë sot protagonist i fitores së Partizanit, teksa me golin e tij të parë për të kuqtë në kampionat, i dha tre pikët në shtesë përballë Teutës.
“Ishte ndjesi e veçantë, për më tepër që i dhashë fitoren ekipit. Tre pikë me rëndësi e shpresojmë të vazhdojmë.
Gol pa devijim? Shpresoj sa më shpejt të vijë e ti jap nderin ekipit të Partizanit, ta kemi atë mundësi.
Përmirësimi i lojës pa top? Patjetër vij çdo ditë në stërvitje e japim 110%, si unë edhe të tjerët, shpresojmë dita-ditës të përmirësohemi. Çdo sulmues e ka atë mangësi se mezi pret që të shënojë gol”, tha Keko për “MCN” pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al