Heroi i Lazios, Caicedo: Nuk u dorëzuam, jam pa fjalë

schedule19:57 - 8 Nëntor, 2020

schedule 19:57 - 8 Nëntor, 2020

Lazio arriti të mos dilte pa pikë nga dueli kundër Juventusit në shtëpi, falë golit të Felipe Caicedos. Sulmuesi nga Ekuadori shënoi golin e barazimit në minutat shtesë të takimit, duke shmangur kështu kampionët në fuqi. Ai u shpreh shumë i lumtur për golin si dhe ka mbetur pa fjalë nga ajo që ndodhi.

“Nuk e di goli i takon të gjithëve. Ishte Correira ai që më asistoi dhe ka një meritë të madhe. Ne po sulmonim shumë. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë sot. Humba dy mundësi para se të shënoja, fusha nuk ishte e mirë, por ekipi nuk u dorëzuar për asnjë moment dhe ishim të bindur që do të shënonim”, deklaron heroi i lacialëve për “DAZN”.

“Juventusi nuk po luante pothuajse fare në 20 minutat e fundit dhe ne po luanim shkëlqyeshëm. Immobile? Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Ciron. Ai është gjithmonë pranë meje dhe ekipit. Immobile është një legjendë e këtij ekipi. Jam i bindur se nëse vazhdojmë me këtë përqëndrim deri në fund të sezonit do të arrijmë atë çfarë bëmë në sezonin e kaluar”, përfundon Caicedo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!