Milan mori barazimin e dytë në Seria A, pas Bolognas këtë herë ishte Torino që ndal hapin e kuqezinjve në garën për titullin kampion.
Barazime qe mund t’i kushtojnë shumë skuadrës së Stefano Piolit në garën për Scudetton, pasi tashmë Interi i “kërcënon” vetëm me 2 pikë më pak, ndërsa zikaltërtit kanë një ndeshje të prapambetur atë ndaj Bolognas.
Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Milanit është edhe Theo Hernandez i cili ka theksuar se për titullin do të bëjnë maksimumin, ndërsa shprehet gjithashtu se kundërshtarët vonojnë lojën kur luajnë me ta, gjë e cila i ka penguar në ndeshjet e fundit të marrin fitoren.
“Bëmë gjithçka, por nuk ia dolëm dot të fitojmë ndeshjen. Së shpejti kemi një tjetër ndeshje që duhet ta fitojmë. Këto janë ndeshje të vështira. Ne jemi Milani dhe të gjithë duan të bëjnë mirë ndaj nesh duke e vonuar lojën gjatë gjithë kohës dhe kështu nuk është e lehtë të luash.
Kemi një ndeshje javën e ardhshme që duhet ta fitojmë patjetër. Duhet të japim gjithçka në fushë që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund, pasi dy rezultatet e fundit nuk janë të mira”, përfundoi mbrojtësi francez. /f.a/abcnews.al