Prej disa sezonesh tashmë, “shtatlarit” spanjoll, Mario Hermoso është kthyer në një “gur themeli”, në qendrën e mbrojtjes, së “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, me teknikun argjentinas, Diego Simeon, që “detyroi” klubin, të derdhte plot 25 milionë euro, në arkat e “Katalanasve”, të Espanyol, në verën e vitit 2019.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit të mediave të huaja, për “yllin” spanjoll të mbrojtjes ka “sirena” italiane, me “Djajtë” e Milan dhe “Bardhezinjtë” e Juventus, që kërkojnë të përfitojnë nga mundësia për të afruar me zero një lojtar tejet cilësor, si 28-vjeçari kontrata e së cilit skadoi më 30 qershor.
Megjithatë, dy klubet e mëdha italiane duhet të kenë “kujdes” nga “gjigantët” anglezë të Aston Villa, që kanë nisur prej kohësh bisedimet me agjentin e Hermoso dhe për momentin, anglezët janë të avantazhuar në krahasim me Juve e Milan për të firmosur me futbollistin nga Madridi. /i.m /abcnews.al