“Herkuli” apo Ozil? Ish-lojtari gjerman ndryshim radikal në fizikun e tij

schedule13:50 - 4 Prill, 2024

schedule 13:50 - 4 Prill, 2024

Mesut Ozil ka pësuar një ndryshim radikal, duke u transformuar në një formë të jashtëzakonshme me fizikun e tij të ri e të palestruar.

Përmes rrjeteve sociale, Ozil dhe instruktori i tij personal kanë ndarë foto dhe video nga palestra, duke shoqëruar këtë zhvillim muskular që ish-lojtari gjerman po kryen.

Ozil njihej për mënyrën e tij të lojës në futboll, ku klasi i tij ishte mahnitës, por fiziku nuk ishte muskular. Sot, 35-vjeçari ka ndryshuar totalisht, ku madje duket si një boksier, dhe jo si një ish-futbollist./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!