Herdi Prenga me klub të ri, nënshkruan për 3 vite në Hungari

schedule18:38 - 8 Korrik, 2022

schedule 18:38 - 8 Korrik, 2022

Herdi Prenga ka ndryshuar ekip, por jo kampionat. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është larguar nga Kisvarda.

Ai do të luajë sezonin e ardhshëm me Budapest Honved, që ka afruar edhe Albi Dokën janarin e shkuar.

Sipas asaj që shkruan “Supersport”, Prenga ka firmosur me klubin e ri për 3 sezone. Vjet me Kisvarda mbrojtësi bëri paraqitje të mira.

Ai u përfshi edhe në formacionin më të mirë të sezonit në kampionatin hungarez. Tashmë bëhet gati për aventurën e re. / abcnews.al