Robinho feston 37-vjetorin e lindjes janarin e ardhshëm, por nuk ka ndërmend të ndalet. Braziliani i famshëm e nisi sezonin e fundit me Sivasspor dhe e mbylli me Basaksehir, klub me të cilin u shpall kampion i Turqisë.
Ditën e sotme ka gjetur ekipin e ri. Sulmuesi ka arritur një akord të veçantë me Santos, klubin e famshëm brazilian. Aventura e katërt e Robinhos me bardhezinjtë, teksa ka firmosur një kontratë 5-mujore.
Em casa. #TheLastPedal ? pic.twitter.com/IkucgJ35vi
— Santos Futebol Clube (@SantosFC) October 10, 2020
Lojtari brazilian (100 ndeshje dhe 28 gola me kombëtaren) do të përfitojë një rrogë simbolike prej 230 eurosh në muaj! “Santos ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Dua të jap ndihmën time brenda dhe jashtë fushave.
Para encerrar o sábado, nós reunimos 7️⃣ momentos marcantes do Robinho com o #MantoSagrado! #TheLastPedal ? pic.twitter.com/jFETdPEHqK
— Santos Futebol Clube (@SantosFC) October 11, 2020
Shpresoj ta ndihmoj skuadrën të ngjitet sa më lart të jetë e mundur. Ndjesi fantastike rikthimi te klubi ku jam rritur. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem futbollist dhe Santos realizoi ëndrrën time“, deklaroi Robinho gjatë prezantimit. /abcnews.al