Ish presidenti amerikan, Donald Trump pritet të dalë para gjykatës në Miami lidhur me akuzat për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara të sigurisë kombëtare. Trump do të duhet të përgjigjet për 37 akuza të lidhura me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij, pa asnjë autorizim.
Kjo do të jetë hera e dytë që nga prilli që Trump do të shfaqet si i pandehur në një sallë gjyqi. Herën e parë, në Nju Jork, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se ai u përpoq të blinte heshtjen e yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels. Trump është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.
Trump pretendon se është i pafajshëm dhe e ka portretizuar rastin si një përpjekje për të minuar qëllimin e tij për t’i rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë. Pas paraqitjes së tij në gjykatë, ish presidenti Trump do të kthehet në fushën e tij të golfit në Neë Jersey, ku është planifikuar edhe një fjalim.