Heqja e vizave me Azerbajxhanin/ Deliu: Ky është një element që studiohet nga BE

schedule13:34 - 1 Mars, 2024

schedule 13:34 - 1 Mars, 2024

Këtë të premte është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit. Ekspertja e integrimit, Nirvana Deliu, e ka konsideruar këtë të vendim një element që studiohet nga Bashkimi Europian.

Një lidhje me Skype për “Tirana Live”, ajo ka thënë se është një ngjarje pozitive për vendin tonë, por që duhet pasur kujdes lidhur me politikat e BE për liberalizimin e vizave.

“Ne do duhet të kemi një politikë të përafruar të vizave me BE, pasi ky është një element që studiohet nga BE dhe ne marrim herë pas here rekomandime se si duhet që kjo listë e vendeve që ne liberalizojmë vizat do duhet të jetë e përputhur me listën e vendeve që dhe BE i ka të liberalizuar vizat. Kështu që duhet parë në këtë mënyrë, a jemi ne me një listë të njëjtë apo jemi duke liberalizuar vizat me vendet që BE nuk i ka liberalizuar. Kujtoj që në dy vitet e fundit ne kemi pasur rekomandime nga BE për mosliberalizimin e vizave me Kinën apo dhe me qytetarët e Lindjes së Mesme, të cilat BE nuk i ka të liberalizuara, pasi drejtpërdrejt nënkupton rrezik për BE, që këto qytetarë mund të futen lehtësisht në Shqipëri dhe më pas mund ta përdorin si një trampolinë për t’u futur në BE, aty më pas futen çështje të sigurisë. Sado që është mirë për bashkëpunime dypalëshe, do duhet të jemi të kujdesshëm lidhur me politikat e BE për liberalizimin e vizave”, tha Deliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!