Heqja e rekursit, juristi: Pozitive, ul numrin e dosjeve në Gjykatën e Lartë

schedule19:42 - 30 Maj, 2022

schedule 19:42 - 30 Maj, 2022

Juristi Isuf Shehu në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar projekt udhëzimin e qeverisë për rregullat e reja për heqjen dorë nga rekurset për disa çështje administrative.

Ky projekt-udhëzim u është dërguar ministrive përkatëse dhe institucioneve në varësi të tyre, për heqjen dorë nga rekurset për ankimimin e vendimeve të Gjykatave të Apelit dhe asaj Administrative.

Sipas juristit Shehu, ky është një përcaktim i drejtë, i cili është i parashikuar në ligj, dhe u jep mundësi palëve që të tërhiqen nga rekursi, në këtë mënyrë ul dhe volumin e lartë të dosjeve që ndodhen në Gjykatën e Lartë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: A mund të detyrohet administrata shtetërore dhe kompanitë të heqin dorë nga rekurset?

Shehu: Patjetër, kjo është një gjë e mundshme, është një përcaktim ligjor që ju është dhënë me kohë në bazë të Kodit të Procedurës Administrative, të drejtën për të hequr dorë nga rekursi.

Xhokaxhi: Këtu nuk po flasim për të dr4ejtë, por për detyrim?

Shehu: Kur themi e drejtë është që subjekti ka të drejtë të vazhdojë rekursin në Gjykatën e lartë ose të tërhiqet.

Xhokaxhi: Cili është qëllimi, vetëm arsyeja e uljes së numrit të dosjeve?

Shehu: Këtu bëhet fjalë për tërheqjen e rekurseve nga ana e administratës publike. Këtu bëhet fjalë për ato rekurse që janë paraqitur ku institucionet publike kanë qenë gjyq-humbëse në Gjykatën e Apelit, dhe për pasojë kanë paraqitur rekurse në Gjykatën e Lartë. Në vendimin e ekzekutivit palët heqin dorë për t’iu drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, nuk i hiqet e drejta privatit.

Xhokaxhi: Brenda këtij vendimi, përfshin edhe ato Dosje që kanë mbërritur në GJL, edhe nga këto dosje hiqet dorë?

Shehu: E drejta e heqjes dorë nga rekursi këtu konsiston, se çfarë është bërë më përpara unë nuk dua të shkoj në Gjykatë. Domethënë e ke bërë ankesë padinë dhe më pas ke të drejtë të tërhiqesh, këto janë të drejta të parashikuara nga të gjitha legjislacionet perëndimore.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!