Heqja e abonesë revolton qytetarët në Tiranë: Bileta na kushton 

schedule18:45 - 1 Qershor, 2021

schedule 18:45 - 1 Qershor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Vetëm për të shkuar dhe për t’u kthyer nga puna kjo zonjë na tregon se duhet të shpenzojë 160 lekë në ditë.

Për çdo udhëtim me autobus në kryeqytet, me heqjen e abonesë së përgjithshme, duhet të paguajë biletën prej 40 lekësh.

Për momentin zgjidhja që  ka gjetur është ta bëjë  gjysmën e rrugës në këmbë.  “Detyrohesh të ecësh në këmbë sepse nuk mund t’ja dalësh dot ,” thotë ajo.

Heqja e abonesë së përgjithshme nga Bashkia e Tiranës  për muajin qershor, korrik dhe gusht  ka shqetësuar qytetarët.

“Kushton shumë, ku ke i ne pensionistët. Çfarë bëhet kështu?” thotë një qytetare.

Bashkia  ka deklaruar se  abonetë nuk do të jenë në përdorim vetëm muajt e verës, por disa prej banorëve të kryeqytetit janë dyshues për këtë.

“Unë kam dy nipër që i çoj në shkollë. Bashkia asgjë nuk bën.” Shprehet një qytetar.

Këshilli bashkiak ka miratuar heqjen e abonesë së përgjithshme për tre muaj me argumentin se do të riorganizojë transportin publik dhe për këtë fillimisht duhet të studiojë numrin se sa persona e përdorin këtë shërbim në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!