Hepatiti akut te fëmijët dhe lidhja me Covid-in, Llaci në Abc Live: Të prekurit kanë pasur kontakte me kafshët

schedule11:40 - 10 Maj, 2022

schedule 11:40 - 10 Maj, 2022

Hepatiti akut te fëmijët është kthyer në një shqetësim për mjekët në të gjithë botën.

I pyetur në lidhje me shkakun e infeksionit, mjeku hepatolog Begator Llaci thotë në Abc Live, se sipas studimeve rezulton se të infektuarit me Covid kanë kaluar të paktën 2 apo tre herë Covid-in dhe se kanë pasur kontakt me kafshët shtëpiake.

“Nuk duhet të shqetësohemi, sipas studimeve ka ndikuar karantina në periudhën e Covid, mendohet se këta pacientë kanë pasur kontakt me kafshët shtëpiake.
Këta pacientë kanë kaluar ta paktën 2 deri në 3 herë Covid-in. Pacientët që janë të vaksinuar me hepatitin a dhe b nuk janë infektuar”, tha mjeku në Abc Live nëpërmjet një lidhjeje me Skype nga Athina.

Lexo edhe: Misteri i hepatitit tek fëmijët që po ”mundon” mjekët teksa rastet rriten

Mjeku i bën thirrje qytetarëve të mos panikosen. Nëse simptomat vazhdojnë për 3, deri në 4 ditë prindërit duhet të çojnë fëmijët te mjeku.

“Nëse shenjat vazhdojnë për 3, 4 ditë atëherë duhet të shkojmë te mjeku. Për dy tre ditë nuk duhet të shqetësohen prindërit”, tha mjeku.

Lexo edhe: Mjeku: Post pandemia shkak për hepatitin akut te fëmijët, çfarë duhet të kemi parasysh

Për sa i përket transmetueshmërisë, mjeku thotë se qytetarët duhet të bëjnë jenë korrekt me higjienën personale dhe larjen e duarve.

Megjithatë Llaci thotë se nuk ka ende studime konkrete që të tregojnë se sa lehtë apo vështirë përhapet virusi. Ai tha se virusi i hepatitit akut prek fëmijët e moshave nga 6 mujash deri 16 vjeç.

“Në përgjithësi prek deri në moshën 16 vjeç. Rastet më të rënda janë te fëmijët poshtë ishte 6 vjeç, sepse ata nuk kanë mjaftueshëm imunitet”, u shpreh mjekut hepatolog.

Kujtojmë se në vendin tonë nuk është konfirmuar ende asnjë rast me hepatit akut te fëmijët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!