Henri Çili: Rama nuk po qeveris dot, jemi të bllokuar

schedule21:44 - 22 Prill, 2019

schedule 21:44 - 22 Prill, 2019

I ftuar në Byro Politike mbrëmjen e sotme ka qene Henri Çili, politolog dhe së fundmi botues i Gazetës Liberale, një e përditshme e re në tregun mediatik. Çili ka bërë një analizë të hollësishme për sa i përket situatës politike në vend. I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi, se si e shihte në këndvështrimin e tij, situatën në të cilën ndodhet aktualiteti politik ai u shpreh:

“Gjithë politika shqiptare, duke filluar nga qeverisja e Edi Ramës dhe duke e parë atë që nga vjeshta e vitit të kaluar e këtej, i është dorëzuar presionit populist, Lulzim Basha gjithashtu. Jemi të bllokuar, dallohet qartë që Rama nuk po qeveris dot, administrata nuk po punon, nuk kemi investime të huaja, nuk kemi shumë tregues edhe pse qeveria mblidhet shpesh herë nën kryesimin modest të zotit Braçe. Ne realisht nuk po ecim drejt integrimit, kemi 6 vjet që nuk avancojmë në sistemin e integrimit”, tha ai./abcnews.al