Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson, ka zbuluar një detaj shumë interesant. Më shumë, një këshillë, të cilën ia ka dhënë Roy Keane, kur Henderson ishte futbollist i Sunderland, ndërsa Keane trajneri, shumë vite më parë.
Për DailyMail, mesfushori anglez rrëfeu: “E mbaj mend shumë mirë ndeshjen kundër Barcelonës (Camp Nou, 3-0). Klopp kishte vendosur të aktivizojë Keita, por u dëmtua dhe unë duhet të futesha në fushë shumë herët.
Ishte hera e parë që isha në të njëjtën fushë me Lionel Messin. Është shumë ndryshe kur e sheh nga TV, është shumë më i shpejtë dhe i pandalshëm. Ajo goditje dënimi, ishte e pakapshme.
Gjithsesi, unë nuk shkova t’i kërkoj fanellën, nuk e kam bërë asnjëherë në karrierën time. Roy Keane, kur e kisha trajner te Sunderland, më ka thënë që të mos i kërkoj fanellën askujt, pasi tregon që je i dobët. E kam ndjekur këtë këshillë gjithmonë, edhe pse ka qenë shumë e vështirë t’i thuash jo një fanelle të Messit”, përfundoi Henderson./abcnews.al