Të dielën do të jetë e dukshme super hëna e parë e vitit, e quajtur ndryshe “Hëna e Krimbave”. Është emërtuar kështu pasi është koha kur toka fillon të ngrohet dhe krimbat fillojnë që shfaqen në Mars. Ajo duhet të shfaqet e plotë deri të martën në mëngjes, sipas NASA-s.
Koha më e mirë për ta fotografuar Hënën është në lindjen e saj. Kur Hëna është e ulët në horizont, atmosfera e bën atë të duket edhe më e madhe, sugjerojnë astronomët.
Koha më e mirë për ta parë Hënën e plotë është kur ajo është afër horizontit, për shkak të një iluzioni optik që e bën atë të duket më e madhe për shkak të madhësisë relative në krahasim me ndërtesat, pemët dhe objektet e tjera në plan të parë. /abcnews.al