Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po shqyrton çështjen, lidhur me helmimin e 60 studentëve të policisë.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Lamallari u shpreh se po priten konkluzionet e analizave, e më pas do të veprohet.
“Ka pasur një vizitë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Është njoftuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, që kanë marrë mostra për të analizuar, nga mund të ketë ardhur helmimi. Lajmi i mirë është që nuk ka pasojë të dëmshme te kursantët. Ajo që mbetet në vijim, e para dalja e konkluzioneve nga analizat e bëra”, theksoi ai./abcnews.al

