Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Helmimi masiv në Deçan, shpallet gjendja e emergjencës

schedule11:57 - 13 Korrik, 2021

schedule 11:57 - 13 Korrik, 2021

Situata me helmimet në Deçan ka marrë përmasa tragjike ku së fundmi u raportua për dy viktima.

Të paktën 900 persona që nga dita e shtunë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa paraprakisht dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Lexo edhe: Helmimi masiv në Deçan, shkon në dy numri i viktimave

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se në territorin e kësaj komune është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Me anë të këtij vendimi të gjitha institucionet e nivelit lokal organizohen për Ngritjen e Gatishmërisë për Menaxhimin situatës Emergjente krijuar pas helmimit.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi të hënën së nga gjashtë mostra të testuara të ujit, tek dy prej tyre janë gjetur koloni të shumta të baktereve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!