Helmimi masiv në Deçan, Osmani: Rasti të trajtohet me urgjencë

schedule16:45 - 13 Korrik, 2021

schedule 16:45 - 13 Korrik, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të martë ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit.

Osmani në fjalën e saj ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë.

Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e që s‘janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajnojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit“, ka thënë ajo.

Presidentja ka thënë se institucionet do të bashkëpunojnë çdo ditë me institucionet lokale që kjo gjendje të tejkalohet. Ndërsa, bashkë me Osmanin, edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar pacientët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Me këtë rast ajo ka kërkuar po ashtu që të gjendet burimi i këtij infeksioni.

Si qeveri jemi të ndërgjegjshëm, kryetari ka shpallur gjendjen emergjente, kemi filluar koordinimin mes kolegeve të tjerë për të gjetur zgjidhjen në këtë komunë dhe jemi të interesuar që të punojmë në çdo aspekt”, ka shtuar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!