Ushtarët amerikanë, pjesë e misionit të KFOR-it, kanë bashkëpunuar me ushtarët e FSK-së për gjendjen emergjente në Deçan.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i FSK-së, Armend Mehaj, me anë të një postimi në Facebook.
”Trupat e FSK-së së bashku me trupat ushtarake amerikane në operacionet për të kapërcyer situatën emergjente në Deçan”, ka shkruar Mehaj.
Ai po ashtu i ka bashkangjitur disa foto postimit ku shihen ushtarët duke marrë mostra të ujit.
Dje Mehaj ka bërë të ditur se Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit. m.v/abcnews.al