Helmimi i qytetarëve në Deçan, prokuroria nis hetimet

schedule16:24 - 14 Korrik, 2021

schedule 16:24 - 14 Korrik, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve në Deçan. Sveçla në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, deklaroi se gjendja e sigurisë në Deçan është e qetë

“Policia e Kosovës ka qenë në dispozicion të menaxhimit të situatës. Prokuroria ka iniciuar raste të dyshimtë të veprës penale ‘shkaktim i përgjithshëm rrezikut’, po ashtu kanë nisur hetimet për dy vdekjet”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se do të vazhdojnë të dërgojnë barna që nevojiten në qendrat e mjekësisë familjare në Deçan.

“Do të vazhdojmë të dërgojmë barna sipas nevojës. Janë bërë edhe disa analiza shtesë, prapë kanë dalur negative. Sot janë përgatitur disa mostra që do të dërgohen jashtë vendi. Jemi në kontakt të vazhdueshme me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. Situata është më e qetë. MSH do të qëndrojë afër qytetarëve në këtë kohë të vështirë”, deklaroi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!